JOQ Albania
Home

Seanca për Tahirin, ja kur do të jepet masa e dënimit për ish-ministrin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/09/2019 16:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Seanca e mbajtur gjatë ditës së sotme ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka përfunduar para pak minutave.

Gjykata ka vendosur shtyrjen e saj deri në datë 19 Shtator në orën 09:00. Në këtë seancë mendohet se do të jepet edhe masa e dënimit për ish-ministrin, ndërsa do të shprehet edhe mbrojtja e Jaeld Çelës.

Saimir Tahiri akuzohet tashmë për tre vepra të rënda penale duke përfshirë trafikim lëndësh narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Duke folur për gazetarët, Tahiri i ka mohuar edhe një herë akuzat duke shtuar se janë pa prova dhe të stisura nga Prokuroria. Ish-ministri u shpreh gjithashtu se policët që sot akuzohen bashkë me të nuk kanë punuar në polici kur është bërë trafiku dhe se ata policë kanë denoncuar Habilajt për trafikun që në vitin 2016.

Ndër të tjera, Tahiri u shpreh për gazetarët:

Ju e dëgjuat dhe unë jo pak shkak kam ndenjur në heshtje këto 2 vjet. Kam dashur të respektoj drejtësinë deri në fund. Jo pa shkak kam dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit, që të përballem me drejtësinë si qytetar. Kam refuzuar që të përgjigjem ndaj akuzave të Prokurorisë, duke mbajtur gjithë baltën në kurriz, duke shpresuar se e vërteta do dalë në dritë.”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/