Një adoleshente ka shkuar në shtëpi më herët seç kishte planifikuar dhe përfundoi duke marrë një pritje aspak të ngrohtë.
18-vjeçarja u mundua që të surprizonte të ëmën, por kjo e fundit mendoi se bëhej fjalë për ndonjë grabitës dhe e qëlloi me armë zjarri.
Në një postim të sajin në Facebook, Hannah shkruante:
Ishte i dashuri i adoleshentes ai që mori në telefon urgjencën dhe i njoftoi se partneren e tij e kishin qëlluar aksidentalisht me armë në krah.
Plumbi e goditi Hannahun në krahun e djathtë, duke i thyer bërrylin në tre vende të ndryshme.
Në postimin e saj në Facebook, 18-vjeçarja shpjegonte gjithashtu se pasi u plagos nga e ëma, iu nënshtrua një operacioni dhe se mjekët i vunë në krah tre pllaka dhe 8 vida.
Sa i përket nënës së vajzës, ajo kishte dëgjuar zhurma në kuzhinë, ishte trembur dhe më pas kishte qëlluar nga frika se mos ndonjë grabitës i ishte futur në shtëpi.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/