JOQ Albania
Home

Studimi: Ata që flenë gjumë gjatë ditës nuk janë thjesht ‘përtacë’, po ‘investojnë’ për një shëndet më të mirë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/09/2019 14:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka dy lloje njerëzish në botë, ata që flenë disa herë gjatë ditës dhe ata që flenë vetëm gjatë darkës.

Por, edhe pse ata që flenë shpesh gjatë ditës konsiderohen shpesh si ‘përtacë’ rezulton se në fakt janë duke ‘investuar’ për një shëndet më të mirë.

Sipas një studimi të realizuar së fundmi, rezulton se personat që marrin një sy gjumë gjatë pasdites kanë 50 për qind me pak shanse që të pësojnë ndonjë atak në zemër, krahasuar me ata që nuk flenë.

Shkencëtarët shpjegojnë se mungesa e gjumit rrit rrezikun për arteriosklerozën, e cila bën që arteriet e trupit të ngushtohen dhe të forcohen.

Po ku hyn gjumi gjatë ditës këtu?

Sipas kërkuesve trupi jonë ka nevojë për 8 orë gjumë që të funksionojë siç duhet. Kështu, një sy gjumë gjatë pasdites mund të plotësojë orët që i keni mangët nga darka.

Në kuadër të këtij studimi, kërkuesit nga Universiteti i Lausanne në Zvicër monitoruan rreth 3,400  persona të moshës nga 35 deri në 75 vjeç për 5 vite rresht.

Gjatë këtyre 5 viteve, ndodhën 155 raste të sulmeve në zemër ose hemorragjive në tru. Dhe, çuditërisht, ata zbuluan se gjumi gjatë ditës lidhej përgjysmimin e rrezikut (48 për qind) krahasuar me ata që nuk flinin fare.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/