JOQ Albania
Home

Denoncimi i 3 i PD, përgjigjet Mark Babani: Nuk kam bërë as 24 orë burg
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/09/2019 11:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Partia Demokratike hedh dyshime se kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

PD i kërkoi Prokurorisë verifikimin e Mark Babanit. Ishte sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i cili i vuri në dispozicion prokurorisë të gjithë informacionin që disponon partia e tij.

Lidhur me këtë denoncim, për RTV Ora ka reaguar vetë Mark Babani.

"Gjithë jetën as babai im e as unë nuk i kemi bërë 24 orë burg. Gjithë jetën kam mbajtur emrin Mark Babani", tha ai, ndërsa shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me autoritetet për sqarimin e situatës.

Mark Babani tha:

Nuk i di pretendimet se jam në punë, por jam i gatshëm të sqaroj çdo gjë. Jam Mark Babani i lindur me 24 dhjetor 1966. Fisi jonë jemi me mbiemrin Babaj por në shkollë të gjithë kushërinjtë dhe njerëzit e mi e kemi kthyer Babani. Kështu jam regjistruar në klasën e parë. Kam mbaruar shkollën e mesme, kam mbaruar ushtrinë në Tiranë, kam qenë sportist në klubin Vllaznia për tre vjet, si Mark Babani. Kur kam shkuar në Itali me 6 mars të 1991 jam regjistruar Mark Babani i datëlindjes 24 dhjetor 1966. Momentin e parë kur kemi marrë permesot e sonxhornos në Itali, një grup i zonës sonë, në prill-maj të 1991 në Siçili, kam filluar punë në një fabrikë peshku në fund të ’91, shtator-tetor. Kam punuar për tre vjet deri në ’94. Punoja në dy punë, edhe në një hotel. Jam larguar nga Italia në 1995, me fabrikën që punoja kemi bërë një investim në Shëngjin të Lezhës.
Kjo pjesë nuk ka lidhje me mua dhe jetën time, më vjen shumë turp që i dëgjoj këto fjalë. Kam luftuar të gjithë jetën time me qenë një shqiptar model. Gjithë jetën unë, babai im dhe gjyshi im nuk i ka bërë kush 24 orë burg.

Tashmë pritet reagimi i Prokurorisë lidhur me rastin, por duhet theksuar se Babani është kryebashkiaku i 3-të i PS-së, që akuzohet si i implikuar në çështje të jashtëligjshme në të shkuarën.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/