JOQ Albania
Home

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, të infektuara sallat, inkubatorët dhe maskat e bebeve
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/09/2019 11:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në përfundim të një studimi të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ka dalë se ky maternitet është një vatër infeksionesh. Në zona të caktuara të maternitetit ka rezultuar nivel i lartë i pranisë së bakterit Stafilokok dhe E.coli, të cilët vënë në rrezik nënat dhe foshnjat.

Në dokumentin e publikuar nga ISHP thuhet se nga totali i 65 mostrave të marra në ambientet e maternitetit “Mbretëresha Xheraldinë“ rezultuan: 50 mostra negative, 5 mostra me identifikim të E.Colit, 3 mostra me identifikim të Staphylococcus të Artë, 1 mostër me Pseudomonas Auregynosa, 2 mostra me identifikim të E.Colit + Pseudomonas auregynosa, 4 mostra me kontaminim mesatar.

Llampa e sallës operative, rezulton me një kontaminim të rëndë, ndërsa  kontaminim të nivelit mesatar paraqesin aparati endoskopik, tavolina e medikamenteve dhe maska.

Bakteri tejet i rrezikshëm, E.Coli, që shkakton helmim dhe në raste komplikimi sjell edhe vdekjen, është gjetur në solucionin e shishes së aspiratorit, në dysheme, në solucionin e furçave kirurgjikale dhe në lavaman.

Sistemi i filtrimit është gjetur me prani të stafilokokut, bakteri që shkakton një grup infeksionesh në trupin e njeriut.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/