JOQ Albania
Home

“E gjetëm foshnjen të ngrirë në djep”, familja Laçi tregon vuajtjen mes varfërisë e skamjes
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/09/2019 10:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Familja e Skënder Laçit jeton vetëm disa kilometra larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, e mbytur në skamje dhe në varfëri. Ata janë 6 pjesëtarë në familje, ku më i vogli prej tyre është 8 muajsh. Burrë e grua enden çdo ditë mes skamjes e mbijetesës.

Gruaja e shtëpisë ka treguar në emisionin “7 pa 5” vështirësitë e shumta dhe frikën e tyre më të madhe: a do të kenë diçka për të ngrënë nesër? Silvana rrëfen mes lotësh vuajtjet që familja e saj kalon çdo ditë.

Por përveç ditëve ku ata bien e flenë edhe me stomakun bosh, ditët më të tmerrshme të familjes Laçi janë ato në periudhën e dimrit.

Me lot në sy, Silvana tregon:

Shtëpinë ma ndërtuan banorët e lagjes, me çfarë gjetën, një dërrasë këtu…një dërrasë atje. Gjatë dimrit është shumë ftohtë çfarë bie jashtë, vjen dhe brenda. Fëmijët me qahen shumë për të ngrënë… Jo më larg se mbrëmë ramë me stomakun bosh. Fëmijët më kërkojnë për të ngrënë por kur nuk kam unë shikoj ata, ata më shikojnë mua”.

Por dhimbja më e tmerrshme e kësaj familjeje është ajo e humbjes së foshnjës 2 muajshe. Mes dhimbjesh e lotësh, Silvana rrëfen se e gjeti fëmijën në djep të ngrirë nga i ftohti.

Ajo kujton:

Një djalë e kam të sëmurë me sëmundjen e tokës. As në kopsht nuk ma pranojnë. Djali i madh 13-vjeç më kërkon të lërë shkollën dhe të shkojë të punojë me të atin për të pastruar rrugët. Ndërsa një fëmijë më ka vdekur 2 muajsh nga i ftohti. Kur u ngrita në mëngjes e gjeta të ngrirë në djep”.

Familja Laçi bën apel për ndihmë pasi situata në të cilën ndodhet ua bën të pamundur jetesën.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/