JOQ Albania
Home

Qytetari nuk ia kursen Ramës: Në 2020 mos të kesh ujë për t’u larë është tmerr
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/09/2019 10:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën dhe javën me një video nga aksioni i Forcave të Armatosura, në Manati të Lezhës, për asgjësimin e predhave të Luftës së Dytë Botërore.

Rama shkruan se gjithësej janë asgjësuar 74 predha, ku vetëm njëra prej tyre peshon 50 kg.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga aksioni i Forcave të Armatosura në Manati të Lezhës, ku janë asgjesuar 74 predha të Luftës së Dytë Botërore, nga 50 kg secila, duke siguruar jetën dhe punën e të gjithë banorëve të zonës, ju uroj një javë të mbarë"

Por sikurse në çdo postim tjetër të kryeministrit Rama, qytetarët nuk kanë reshtur së shprehuri pakënaqeësitë në qeverisjen dhe problematikat që i ndjekin dita-ditës.

Një qytetar i ka sjellë në vëmendje Ramës koncesionin për ndërtimin e portit të Jahteve në Kepin  e Rodonit.Sipas qytetarit Kepi i Rodonit është nga ato të pakta bukuri natyrale të bregdetit që duhet ruajtur.

"O Edi, ça eshte ai muhabeti i kepit te Rodonit qe lexova te ora neës. Thon qe doni ta beni port. Mos keni shkar gje? Portet behen ne qytete, ne zonat tashme te kontaminuara, nuk behen ne zona natyrale te pastra qe duhen ruajtur te tilla. Kepi i Rodonit eshte nga ato te pakta bukuri natyrale te bregdetit qe kane shpetuar pa u demtuar dhe duhet te ruhen si thesar i çmuar. Pasuria me e madhe qe kemi sot eshte natyra, sepse eshte baza e turizmit dhe e te ardhurave te vendit."

Një tjetër qytetar e ka rikthyer vëmendjen tek fakti që banorët e shumë qyteteve nuk kanë ujë.

"Miremengjes, ku duhet te ankohemi qe nuk kemi piken e ujit zoti Kryeminister, se te ne 2020 mos te kesh uje per tu lare eshte tmerr e kemi edhe shtepine mbrapa Piazes , dalim te sheshi vuuu uji aty per dekor.!!!!"

Ndërsa sa për ushtarët e Forcave të Armatosura që ndodhen në aksion në Lezhë, një qytetar shkruan: "Kurse shteti u siguron fjetjen 20 veta ne nje dhome edhe 300 mije lek ne muaj."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/