JOQ Albania
Home

Kombëtarja rikthehet sot në fushë ndaj Islandës, Reja bën ndryshimet e mëdha në formacion
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/09/2019 10:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas paraqitjes zhgënjyese ndaj Francës ku humbi me rezultatin 4-1, kombëtarja shqiptare zbret sot sërish në fushë teksa do të presë në "Elbasan Arena" Islandën.

Trajneri, Edi Reja, do të bëjë ndryshime të mëdha në formacion të cilat përveç portës, prekin çdo repart tjetër të kuqezinjve.

Ndryshimi i madh nis që nga mbrojtja, ku kapiteni Mavraj do t’i lërë vendin Dermakut. Ndërkohë, edhe mesfusha do të ndryshojë shumë.

Memushaj është i sigurt për një vend në formacion pasi ka kaluar problemet fizike, ndërsa Gjasula dhe Xhaka janë në balotazh deri në fund për një fanellë titullari.

Lenjani kthehet përsëri në krahun e majtë, duke qenë një forcë ofensive më shumë për skuadrën. Sulmi do të ndryshojë plotësisht. Dyshja Balaj-Uzuni këtë herë e nis nga stoli, duke bërë vend për Çikalleshin dhe Manajn.

Reja ka shumë shpresa te ky i fundit dhe dje për disa minuta është ndalur i vetëm me sulmuesin për t’i shpjeguar lëvizjet që duhej të bënte në fushë e hapësirat që duhej të kërkonte par portës kundërshtare.

Formacioni i mundshëm: Strakosha, Gjimshiti, Dermaku, Ismajli, Hysaj, Lenjani, Gjasula, Memushaj, Bare, Manaj, Cikalleshi.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/