JOQ Albania
Home

Skandali/ Kush është kryebashkiaku rilindas i Ramës që “harroi” vitet e gjimnazit?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/09/2019 9:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetari Telnis Skuqi ka denoncuar në profilin e tij në rrjetet sociale, një tjetër skandal të një prej kryebashkiakve të Edi Ramës në zgjedhjet e anuluara të 30 qershorit. Sipas Skuqit, Flamur Golemi, kryebashkiaku i Gjirokastrës, ka “harruar” vitet e gjimnazit në CV-në e tij.

Ai ka bërë dy deklarime të ndryshme në lidhje me vitet e shkollës së mesme. Në një prej CV-ve të publikuara në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, Golemi thotë se gjimnazin e Fierit e ka nisur dhe përfunduar nga viti 1992 deri në 1996.

Ndërsa në deklaratën e tij zyrtare të paraqitur sipas «Ligjit të dekriminalizimit» pranë KQZ, ai thotë se e ka nisur dhe përfunduar gjimnazin e Fierit nga viti 1990-1994.

Pra, bëhet fjalë për dy deklarime të ndryshme që nuk përkojnë me njëra-tjetrën.

Nga Telnis Skuqi

Një njeri që nuk di të saktësojë vitet e gjimnazit dhe që pretendon të drejtojë bashkinë më të madhe të jug të vendit, nuk është as më shumë dhe as më pak sesa një falsifikator.
Ky quhet Flamur Golemi.
Mjafton pak vëmendje të dy deklaratat e tij, për të kuptuar se ai nuk mban mend vitet e rinisë.
Në CV e tij të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, Golemi thotë se gjimnazin e Fierit e ka nisur dhe përfunduar nga viti 1992 deri në 1996.
Deri këtu bukuri.
Ndërsa në deklaratën e tij zyrtare të paraqitur sipas «Ligjit të dekriminalizimit» pranë KQZ, ai thotë se e ka nisur dhe përfunduar gjimnazin e Fierit nga viti 1990-1994.
Nëse vërtetë deklarata e tij e fundit tregon se Golemi ka përfunduar gjimnazin në vitin 1994, atëherë ai ka mashtruar opinionin gjirokastrit, si dhe ka bërë deklarim të rremë, sepse duhet të përgënjeshtrojë CV që është publikuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Shkurt fare, kryebashkiaku i Gjirokastrës, 43 vjeç sot, ka harruar ose nuk e ka përjetuar të rininë e tij,
Unë e sfidoj kryebashkiakun.
Jam gati të provoj që ky njeri nuk e ka përfunduar kurrë gjimnazin e Fierit.
Nëse ai provon të kundërtën, atëherë unë do të kërkoj falje publike, si dhe do të tërhiqem nga gazetaria investigative.
Por, nëse ai nuk qartëson rininë e tij, urgjentisht të japi dorëheqjen nga mandati i paligjshëm dhe të shkojë në prokurori për falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Loja fillon”.

Image may contain: 1 person, text

Image may contain: text

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/