JOQ Albania
Home

Euro 2020/ Gjermania rikthehet te fitorja, fiton edhe Holanda
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/09/2019 22:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë luajtur mbrëmjen e sotme, ndeshjet e radhës, të vlefshme për kualifikueset e Europianit "Euro 2020". Ajo që bie në sy është se nuk ka pasur surpriza, teksa kanë fituar ekipet favorite.

Holanda mposhti pastër Estoninë në transfertë, me shifrat 0-4. Tashmë holandezët shkojnë në 9 pikë në grup pas 4 takimesh duke mbajtur vendin e tretë.

Nga ana tjetër, te fitorja u kthye Gjermania që fitoi me shifrat 0-2 ndaj Irlandës së Veriut.

“Pancerat” i shkaktuar humbjen e parë irlandezëve, teksa tani marrin edhe vendin e parë në grup. Golat për gjermanët u shënuan nga Halstenberg e Gnabri.

Në takimet e tjera fitore shënuan edhe Belgjika, Rusia e Maqedonia e Veriut, ndërsa më poshtë rezultatet e plota.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/