JOQ Albania
Home

“Me të sëmurin brenda”/ Ambulancës në Tiranë i bie goma në mes të rrugës, por s’ka tjetër rezervë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09/09/2019 22:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përkundër propagandës qeveritare, Shëndetësia në Shqipëri vijon të përballet me probleme të mëdha.

Ndonëse qeveria dhe ministria përkatëse përpiqen t’i fshehin, janë qytetarët ata që përmes denoncimeve të tyre, vënë në pah situatën e rëndë të Shëndetësisë.

Së fundmi, një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania ku tregon një incident të ndodhur me një nga autoambulancat e kryeqytetit në Sauk.

Sipas asaj që qytetari na shkruan, para pak minutash, ambulancës së Senatoriumit, i ka rënë goma dhe ka ndaluar në rrugë, ndërkohë që i sëmuri ndodhet brenda.

Problemi nuk është incidenti me gomën, por mungesa e një gome rezervë që është më se e nevojshme për raste emergjente.

Siç shihet dhe në foto, mjekët kanë dalë jashtë në rrugë, ndërkohë i sëmuri, gjendja e të cilit nuk dihet, vijon të mbetet brenda ambulancës.

Po nëse një i lënduar në gjendje kritike do të transportohej nga ambulanca drejt spitalit, edhe mund të përsëritej i njëjti problem me gomën, kush do të mbante përgjegjësi nëse personi do të humbte jetën për shkak të vonesës?

Mesazhi i plotë

Para pak minutash,Autoambulancate te cilat sherbejne ne Tirane si autoambulanca Urgjencash. I ka rene goma,edhe mundte ti bie goma, por nuk kan nje tjeter rezerve.
Cilado nga keto lloj autoambulancash,ka kushtuar nje thes me para buxhetit te shtetit. I semuri eshte brenda,sipas informacioneve. Keto ajen autoambulancat e rrilindjes,te cilat punojne non stop 24 ore ne 24,pasi cdo spital ka 3 te tilla,por ne to punojne gati 45 Mjek Infermire, dhe Shofer, ne secilen prejt yre punojne 5 apo 6 shofer. Ngjarja ka ndodhur ne Sauk,dhe sipas perllogaritje se shperndarjes ne pikat e te ashtequajtures Urgjence Kombetare,kjo Autoambulance i perket spitalit Senatorium. Pamja tregon qe,jo qe nuk i japin ndihme te semurit,por kan bllokuar edhe kominkacionin, kjo eshte katraura me Urgjencat ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine.

****

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/