Varfëria, kjo plagë e madhe e shoqërisë, që e shoqëron prej shekujsh Shqipërinë, ende vijon të jetë prezente në familjet shqiptare.
Ky fenomen haset kryesisht në zonat e thella, aty ku banorët janë lënë në harresë të plotë nga shteti dhe qeveria.
Janë me mijëra familje shqiptare që jetojnë në kushtre ekstreme varfërie.
Së fundmi, një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania ku kërkon ndihmë për një familje që jeton në qiell të hapur dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira.
Bëhet fjalë për familjen e Faik Kurtit nga fshati Spathar i Librazhdit, që ndodhet jo më larg se 3 kilometra nga qyteti.
Familja përbëhet nga tre anëtarë, kryefamiljari, Faiku rreth 80-vjeç, bashkëshortja e tij rreth 60-vjeçe dhe djali i tyre i sëmurë 30-vjeçar.
Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, kushtet në të cilat kjo familje jeton, janë vërtet të mjerueshme.
Shtëpia e vjetër në të cilën banojnë është gati të shembet, çatia pikon ujë sa herë që bie shi,
Ndonëse anëtarët e kësaj familje e kanë të pamundur të punojnë, shteti dhe bashkia e Librazhdit i kanë lënë në harresë dhe në mëshirë të fatit, edhe pse iu kanë bërë premtime sa herë që kanë pasur nevojë për vota.
Sipas qytetarit që na dërgon mesazhin, kjo familja Kurti po vdes për bukën e gojës.
Pasi institucionet përkatëse i kanë lënë në mëshirë të fatit, e vetmja shpresë për anëtarët e familjes Kurti janë shqiptarët dhe zemërgjerësia e tyre.
Mesazhi i plotë:
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/