JOQ Albania
Home

Simulimi i turpshëm, reagon Bonuçi: Ja pse e bëra atë veprim
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/09/2019 17:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një episod i shëmtuar gjatë ndeshjes Armeni-Itali para 3 ditësh, ishte gjesti i Leonardo Bonuçit, i cili shkaktoi edhe shumë reagime.

Mbrojtësi i të kaltërve gjatë një aksioni duke u shtirur sikur armen, Karapetian, e goditi me bërryl dhe ky gjest i Bonuçit i shkaktoi daljen me të kuq kundërshtarit të tij.

Pas ndeshjes, Karapetian, reagoi dhe e quajti diçka të turpshme atë që kishte bërë mbrojtësi i Juves madje edhe e etiketoi në postimin e tij. Së fundmi, ka reaguar vetë Bonuçi për këtë rast.

Ai u shpreh:

Më vjen keq që ai doli me karton të kuq për atë rast. Nuk e dija që mund të dilte me të kuq. Unë në fakt, kam një dëmtim në vetull, me dy të qepura. Kërceva bashkë me të, dhe në atë moment gjesti im ishte për t’u mbrojtur nga dëmtimi që kisha pranë syrit”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/