JOQ Albania
Home

Edhe Granit Xhaka lë Zvicrën: Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/09/2019 16:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Granit Xhaka është duke planifikuar që të marrë disa ditë pushime dhe të shkëputet nga futbolli.

Arsyeja? Gjithçka lidhet me familjen e tij, pasi e fejuara, Leonita, do sjellë në jetë një fëmijë dhe Graniti do bëhet baba.

Lindja e fëmijës parashikohet të ndodhë në mes të tetorit, atëherë kur edhe do luhen ndeshjet e radhës së kombëtareve për eleminatoret e Europianit.

Kështu, ai mund të mos jetë në dispozicion të trajnerit Petkoviç gjatë kësaj periudhe, ndërsa mund të mungojë edhe në disa ndeshje me Arsenalin.

Xhaka u shpreh:

Ka gjëra shumë më të rëndësishme dhe të veçanta në jetë sesa futbolli. Si për shembull të bëhesh baba. Me Seferoviç ndodhi e njëjta gjë, ne ramë dakord që ai të jepte gjithçka kundër Irlandës dhe më pas të linte ndeshjen tjetër, për t’u bashkuar me familjen. E njëta gjë do të ndodhë edhe me mua".

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/