JOQ Albania
Home

Hysaj e ka me tifozët: Na sulmojnë nga prapa kompjuterit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/09/2019 15:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Humbja ndaj Francës me rezultatin 4-1, ka sjellë reagime dhe shumë kritika ndaj lojtarëve të kombëtares dhe trajnerit, Edi Reja.

Këto reagime duket se nuk i kanë pëlqyer aspak Elseid Hysajt, i cili ka folur hapur para ndeshjes me Islandën ku do jetë edhe kapiten.

Mbrojtësi shkodran ka thënë se askush nuk duhet të ketë dyshime që futbollistët japin gjithçka për Kombëtaren, ndërsa sulmet për ta kanë qenë vetëm nga disa njerëz që qendrojnë prapa kompjuterit.

Ai u shpreh:

E dimë të gjithë se kush është Franca dhe që vlen më shumë se ne. Duhet që ta harrojmë sa më shpejt atë që ndodhi dhe të përpiqemi të japim maksimumin ndaj Islandës. Ne jemi akoma një grup i vetëm. Kushdo që të shkonte në Francë, do të kishte probleme të mëdha për të gjitha Kombëtaret. Gjithmonë kemi pasur zhgënjime dhe janë ata njerëz që shkruajnë nga prapa kompjuterit dhe rrjetet sociale që na sulmojnë. Normale që një lojtar të gabojë dhe janë pak njerëz që na sulmojnë. Luhet 90 minuta, jo 5 minuta. Islanda do të ketë frikë të vijë nesër dhe të luajë kundër nesh. Do të bëjmë një ndeshje aq të bukur, aq sa nuk do ta besojë askush."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/