Një çift nga Pennsylvania kanë bërë 'namin' me blerje pasi banka u depozitoi gabimisht plot 120,000 dollarë në llogarinë e tyre.
Llogaria bankare e Robert Williams dhe Tiffany Williams u mbush si me 'magji' me 120,000 dollarë, të cilat ishin depozituar gabimisht më 31 maj.
Por, në vend që të njoftonin bankën, çifti nga Montoursville u kujdesën që të harxhonin sa të kishin mundësi për dy javë e gjysmë. Mes datave 3 dhe 19 qershor dyshja blenë një numër të madh automjetesh si dhe motorash.
Thuhet gjithashtu se ata i harxhuan paratë për të paguar fatura, për të riparuar dhe blerë makina si dhe i dhanë rreth 15,000 dollarë një miku në nevojë.
Përpara gabimit të bërë nga banka, dyshja kishin në llogarinë e tyre vetëm 1,121 dollarë.
Pasi e kuptoi gabimin, banka i mori në telefon Robertin dhe Tiffany-n, por ata i thanë se shumicën e parave i kishin shpenzuar dhe u zhdukën derisa u vunë në pranga nga policia.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/