JOQ Albania
Home

Njihuni me Hudhrën, macen e parë të klonuar që i ka kushtuar pronarit plot 35,000 dollarë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/09/2019 12:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Huang Yu, një biznesmen 22-vjeçar, mbeti shumë i mërzitur kur macja e tij dy-vjeçare me emrin Garlic (Hudhra) ngordhi, kështu që mori vendimin për të bërë një tjetër.

I trishtuar, pronari i Hudhrës u drejtua tek një kompani klonimi në Bejing, e cila ka koluar më shumë se 40 qen deri më tani.

Ky laborator përdor teknikat klonuese të qelizave somatike, të specieve shtazore për të rikrijuar kafshët shtëpiake të njerëzve, megjithëse thuhet se klonimi i felinëve është disi i vështirë.

U desh gati një vit, por më në fund shkencëtarët arritën që të transferonin një embrion tek një mace që shërbeu si ‘nënë zëvendësuese’, e cila e mbajti në bark kotelen për 66 ditë.

Më 21 korrik të këtij viti lindi Hudhra 2.0, gjenet e së cilës rrjedhin tërësisht nga qelizat somatike të koteles së ngordhur.

Pak më shumë se një muaj më vonë, Hudhra 2.0 thuhet se është në një gjendje të mirë fizike dhe nuk të sillet ndryshe nga kotelet e sjella në jetë në mënyrë natyrale.

Sidoqoftë, klonimi i maces nuk kushtoi pak për Yu, i cili pagoi 250,000 juan (35,000 dollarë) për ta bërë gjithçka të mundur.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/