JOQ Albania
Home

Arkeologët zbulojnë ‘iPhone-n’ 2,100 vjeçar të varrosur pranë skeletit të një vajze
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/09/2019 9:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grup arkeologësh kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm në një vend që konsiderohet si Atlantisi Rus. Në një  vend gërmimi është zbuluar një ‘iPhone’ 2,137 vjeçar nga varri i një vajze të re.

Objekti misterioz është zbuluar në varrin e një ‘fashionisteje’ antike të cilës arkeologët i kanë vënë nofkën ‘Natasha’.

Natasha‘ besohet se ka jetuar gjatë periudhës Xiongnu në Mongolinë antike gjatë shekullit III para Krishtit.

Edhe pse duket si smartphone, në fakt objekti është një lloj guri i zbukuruar me gurë të tjerë të çmuar me ngjyra të ndryshme.

Kërkuesit besojnë se ky është objekti më i ‘zgjuar’ që kanë zbuluar deri më tani në ndonjë vend varrimi. Mendohet gjithashtu se guri në formën e një celulari në fakt është përdorur nga Natasha si tokëz rripi.

Natasha ka dalë në dritë pas tharjes së një rezervuari gjatë verës.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/