JOQ Albania
Home

Fitojnë Spanja dhe Italia, Greqia nuk mund dot as Lihteshtejnin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/09/2019 23:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e mbrëmjes së sotme  sa i përket kualifikueseve të Europianit "Euro 2020". Italia dhe Spanja kanë fituar respektivisht ndaj Finlandës dhe Ishujve Faraoe.

Të kaltrit e Mançinit mposhtën me rezultatin 1-2 Finlandën duke u ngjitur në kuotën e 18 pikëve.

Nga ana tjetër, Spanja ka bërë detyrën në shtëpi, teksa ka mposhtur me rezultatin 4-0 modestët e Ishujve Faroe, në një takim që foli i gjithi për iberikët.

Surpriza e madhe e mbrëmjes do të vinte nga Greqia, që me shqiptarin Vrushaj në lojë që nuk arrin më shumë se barazimi 1-1 ndaj Lihtshtejnit.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë, por Kombëtarja modeste ka barazuar me Salanovic në minutën e 85. As i shumëpërfoluri Mario Vrushaj nuk ka arritur të ndalë këtë turpërim.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/