JOQ Albania
Home

Rudi Vata sherr me Mavrajn: Të largohet nga kombëtarja, vetëm budallai nuk ka limite
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/09/2019 22:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Humbja 4-1 ndaj Francës ka sjellë reagime të shumta në opinionin sportiv. Me nota të forta kritike është shprehur ish-kapiteni i Shqipërisë, Rudi Vata, i cili është kapur personalisht me Mavrajn duke deklaruar se ka ardhur momenti të largohet nga ekipi dhe të lërë hapësira për të rinjtë.

Kjo deklaratë e tij nuk i ka pëlqyer aspak kapienit aktual, Mërgim Mavrajt, ndaj dhe ky i fundit ka reaguar ndaj Vatës. Mavraj ka postuar në rrjetet sociale një postim që ka shumë nënkuptim. Ai ka postuar një foto të Fatmir Vatës, ish-sulmuesit të përfaqësueses shqiptare i cili ka luajtur për shumë vite në Gjermani duke bërë emër atje.

Sipër shkruan:

Unë vetëm një Vata e njof”.

Këto ishin fjalët që shkruante Mavraj në postimin e tij në rrjetet sociale, duke injoruar kësisoj fjalët e Rudi Vatës. Ndërkaq, nuk ka vonuar aspak kundërpërgjia e Rudi Vatës i cili kësaj here ka folur akoma më ashpër.

Për "Vipsport.al" ai u shpreh:

Unë nuk kam asgjë me Mërgimin. Fatmiri është fatmirë dhe e kam shok. Unë nuk jam fatmirë, ndoshta për Mërgimin jam fatkeq. Nuk kam çfarë të them unë për të, se atij i ka rënë bateria dhe mundet vetëm të gënjejë njerëzit se i marrim tre pikë Francës e Islandës, si të jesh duke folur në plazh… Nëse ai nuk e kupton se çfarë flet, çfarë t’i bëj unë? Duhet të kuptojë që kur mbarojnë kilometrat, mbarojnë kilometrat, edhe Mercedes i ri të jesh, kur bëhesh i vjetër, nuk ke më atë forcë. Unë gjithsesi do ia them Mërgimit sa herë që të gabojë, aty do të më ketë. Nëse ai nuk është i zoti ta përballojë nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Kritikat i përballon Mesi e Ronaldo e nuk do t’i përballojë Mërgimi. Të mos trembet nëse mendon se do të lërë futbollin, se e kemi lënë të gjithë, duhet të jetë i fortë. Po është pjesë e jetës, sepse edhe unë nuk kam dashur të largohem kurrë nga futbolli por vjen një moment kur thua kaq ishte se çdo gjë është me limit. Vetëm budallai nuk ka limite. Nuk e di nëse Mërgimi e di që edhe ai ka limitet e veta, siç i ka pasur edhe Maradona e Bekenbauer."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/