Ndarja e papritur e këngëtares Nora Istrefi dhe artistit Robert Berisha pas një lidhje dashurie mbi 13 vjeçare bëri mjaft bujë në mediat rozë.
Ishte Roberti i cili konfirmoi ndarjen nga Nora përmes një postimi në rrjetet sociale.
Teksa ka kaluar mbi një javë pasi Roberti i dhanë fund lidhjes së tyre një tjetër çift i njohur i showbizzit shqiptar, brenda së njëjtës familje, po përfliten se janë ndarë.
Bëhet fjalë për këngëtaren Tuna Sejdiu dhe muzikantin Patris Berisha, për të cilët burime ende të pakonfirmuara kanë deklaruar se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Ka qenë këngëtarja Tuna e cila i ka kërkuar ndarjen partnerit të saj, me të cilin ka një djalë.
Dyshimet e para lindën Tuna dhe Patrisi nuk po i kalojnë së bashku pushimet.
Ndërsa Tuna po kalon pushimet në ishullin afrikan "Mauritius" së bashku me një mikejn e saj, Patrisi ka zgjedhur një tjetër destinacion.
Mbetet e paqartë pse të dy kanë zgjedhur që pushimet t'i kalojnë të ndarë dhe kjo gjë është e çuditshme edhe për miqtë e çiftit, gjë e cila përforcon zërat se Tuna dhe Patrisi mund t'i kenë dhënë fund lidhjes së tyre.
Kjo nuk është hera e parë që çifi i njohur përfliten për ndarje. Megjithatë, pritet të ketë edhe një reagim zyrtar nga palët, për të sqaruar edhe fansat se çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes tyre.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/