JOQ Albania
Home

Reagimi i Deshamps: Shqiptarët të na falin për himnin, ajo gjë nuk duhet të ndodhte
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/09/2019 16:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ngatërrimi i himnit shqiptar në ndeshjen e djeshme ndaj Francës ka sjellë reagime të shumta thuajse nga e gjithë bota.

Organizatorët e ndeshjes ngatëruan himin kuqezi me atë të Armenisë dhe kjo solli kaos në stadium. Lojtarët shqiptarë nuk pranuan të luanin deri sa u ndreq gabimi dhe u vu himni i kombit tonë.

Një nga personat që u prek nga kjo situatë e krijuar, ishte edhe trajneri i Francës, Didier Deshamps.

Pas ndeshjes, ai shkoi tek stafi teknik i shqipërisë dhe kërkojë falje për këtë gabim të ndodhur. Në fund të takimit në një intervistë për mediat franceze Deschamps u shpreh kjo nuk duhet të ndodhte.

Fjalët e tij:

Nuk duhej të ndodhte. I kërkova falje të gjithëve në stol, presidenti e bëri në tribunë dhe ishte diçka që nuk duhej të ndodhte. Folëm me arbitrin dhe e kuptojmë qëndrimin e shqiptarëve. Për fat të keq, kërkoj falje sërish”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/