JOQ Albania
Home

Zbulohet arsyeja/ Media franceze: Ja pse u ngatërrua himni shqiptar me atë të Andorrës
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08/09/2019 15:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një skandal i vërtetë u cilësua incidenti i ndodhur para fillimit të ndeshjes Francë-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e EURO 2020.

Gjatë kohës kur pritej të niste himni kuqezi në sfond nisi himni i Andorrës. Por ky gjest i shëmtuar nuk kaloi me kaq pasi u pasua nga një gafë e dytë. Shqipërisë nuk iu kërkua falje në fillim, por spikeri tha “I kërkojmë falje Armenisë”, duke thelluar turpërimin!

Tifozët shqiptarë nisën të vërshëllenin të inatosur në “Stad de France”, teksa futbollistët tanë refuzuan që të niste ndeshja derisa të luhej himni shqiptar.

Sipas medias franceze RMC Sport, gjithçka ndodhi për faj të një ngatërrese.

Në median franceze shkruhet, raporton TPZ:

FFF ka një shërbim protokoll që bashkëpunon ngushtë me marketingun në menaxhimin e organizimit të një takimi ndërkombëtar, miqësor ose zyrtar.
Dhe përsa i përket himneve të skuadrave mike, shërbimet e Federatës Franceze të Futbollit i marrin nga UEFA nëpërmjet shërbimeve postare. Por shërbimeve të FFF i kanë ardhur dy emaile sipas RMC Sport. Një për Shqipërinë dhe një për Andorrën pasi Franca të martën pret në të njëjtin stadium kombëtaren e Koldo Alvarez.
Duket se në adresë të shërbimeve të FFF kanë ardhur dy emaile dhe për ironi të fatit është hapur himni i Andorrës dhe jo ai i Shqipërisë. Padyshim rastësisë nuk mund të justifikohet faji i FFF-së apo shërbimeve të saj dhe pse deri tani nuk është marrë asnjë masë.”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/