JOQ Albania
Home

Francezët na turpëruan duke na ngatërruar himnin, shqiptari bën komentin epik dhe i degjeneron
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/09/2019 13:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme, një episod i pakëndshëm ndodhi para ndeshjes Francë-Shqipëri, teksa gjatë momentit të himnit kuqezi, organizatorët e ndeshjes e ngatërruan duke vendosur në sfond himnin e Andorrës.

Gjatë komenteve të shumta lidhur me këtë situatë, një tifoz shqiptar ka bërë një koment epik duke vënë në pah paaftësinë e francezëve kur bëhet fjalë për evente kombëtare.

Pikërisht për këtë situatë tifozi shqiptar shkruan:

Ata ngatërrojnë ngjyrat e veta, vajhall himnet e kundërshtarëve".

Shqiptari i referohet një gafe të ndodhur më 14 korrik, që tashmë ka bërë bujë të madhe në rrjet.

Në ditën kombëtare të Francës, 9 avionë u ngritën në qiell duke lëshuar tym me ngjyrat e flamurit francez, por i fundit nga e majta nxori tym të kuq duke shpërfytyruar kështu flamurin kombëtar me 3 ngjyrat karakteristike.

Gafa u komentua gjerësisht në rrjet në mënyrë ironike.

Një tjetër ka komentuar, sipas tij mënyrën e duhur për të kërkuar ndjesë denjësisht.

Ai shkruan me humor:

Si dëmshpërblim t’u jepet leje qëndrimi të gjithë shqiptarëve në Francë”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/