JOQ Albania
Home

Khabib i pandalshëm, “shqyen” në kafaz edhe kundërshtarin e radhës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/09/2019 9:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas triumfit ndaj McGregor disa muajsh, mbrëmjen e djeshme, luftëtari rus, Khabib Nurmagomedov ka rikthyer titullin e UFC në peshat e lehta.

30-vjeçari ka mposhtur në Abu Dhabi amerikanin Dustin Poirier, madje që në raundin e tretë duke e detyruar këtë të fundit të dorëzohej.

Rusi ka dominuar edhe në dy raundet e parë pasi e kishte shumë të thjeshtë të ulte në tokë amerikanin falë mundjes së tij.

Ndeshja në Abu Dabi ka përfunduar ashtu siç pritej, me Khabibin fitues, i cili kishte që nga fitorja kundër Conor McGregor në tetorin e kaluar që nuk ndeshej.

Vlen të theksohet se Khabib ka 28 fitore në 28 ndeshje gjatë karrierës së tij, duke qenë kështu një kampion i padiskutueshëm në UFC.


***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/