JOQ Albania
Home

Franca argëtohet me Shqipërinë, Cikalleshi shpëton nderin e kuqezinjve
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/09/2019 22:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Kombëtarja shqiptare është mundur sonte me rezultatin e thellë  4-1në transfertë ndaj Francës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit "Euro 2020".

Ishin padyshim gabimet, por edhe vendosja jo fort e mirë në mbrojtje, ajo që i kushtoi Shqipërisë këtë humbje. Goli i Kingsly Koeman në minutën e 8’ dhe Olivier Giroud në minutën e 27’ e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave për "gjelat", ndërsa duhet theksuar se Griezmann humbi një penallti.

Pjesa e dytë e ndeshjes solli edhe dy gola të tjerë për Francën dhe një për Shqipërinë. Luhej minuta e 68’, kur sërish Kingsly Koeman ndëshkoi edhe një herë ekipin e Rejës, për 3-0, ndërsa golin e katërt per francezët e shënoi Jonathan Ikone, duke realizuar në minutën e 85’.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Shqipëria shënoi golin e nderit, nëpërmjet Sokol Cikalleshit, nga penalltia. Mbyllet 4-1 dhe duke parë fitoren e Turqisë ndaj Armenisë, kualifikimi në Europian duket tashmë mision i pamundur për kuqezinjtë.

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/