JOQ Albania
Home

“Kjo është dashuri”/Burri shembullor rri në këmbë për 6 orë rresht ndërkohë që bashkëshortja flinte
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/09/2019 21:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fotoja e një burri që rri në këmbë ndërsa bashkëshortja e tij ka zënë dy sedilje aeroplani dhe fle po bën xhiron e rrjetit.

Në foton e postuar në Twitter nga Courtney Lee Johnson duket një burrë duke ndenjur në këmbë ndërsa pranë tij, qëndron një grua duke dremitur.

Sipas asaj që thotë Johnson, burri shembullor në foto ka ndenjur në këmbë për 6 orë ndërkohë që ajo flinte.

Bashkë me foton, Courtney shkruante:

Ky tipi qëndroi në këmbë për 6 orë rresht në mënyrë që gruaja e tij të flinte gjumë. Kjo po që është dashuri."

Ndërkohë që disa përdorues në rrjet kanë vënë në dyshim vërtetësinë e fotos, të tjerë e kanë quajtur gruan egoiste që e la burrin aq shumë në këmbë kur mund të kishte fjetur në prehrin e tij.

Më shumë se 1,000 persona u përfshinë në debatin e nisur në postim, 300 të tjerë i kanë bërë ‘retweet’ ndërsa më shumë se 13,000 e kanë pëlqyer.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/