JOQ Albania
Home

Gati për ndeshjen, ja sa tifozë shqiptarë do jenë të pranishëm në stadiumin e Francës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/09/2019 20:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria do të përballet në orën 20:45 ndaj Francës, në transfertën e vështirë me kampionët e botës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit "Euro 2020".

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja duan të mos bëjnë një hap negativ në këtë përballje të vështirë, në mënyrë që të mbajë ende gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.

Për një paraqitje dinjitoze, lojtarët e kombëtares do kenë edhe mbështetje masive nga tifozët.

“Stade de France” do të jetë i tejmbushur, me rreth 80.000 bileta të shitura, ndërsa prezent është edhe tifogrupi “Tifozat Kuqezi”.

Sipas raportimeve të fundit, pritet që numri i mbështetësve shqiparë në “Stade de France” të jetë rreth 1300, ndërsa flamuj kuqezinj shihen edhe mes tifozëve të Francës…

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/