Një video e një sherri midis disa vajzave, publikuar nga redaksia e JOQ Albania mbrëmjen e djeshme, bëri xhiron e rrjetit. Sherri ndodhi në qytetin e Vlorës.
Dy vajza po rriheshin me shkelma duke i shkulur flokët njëra-tjetrës, teksa motivi ende nuk është bërë i ditur.
Djemtë që ishin ulur në kafe, po shijonin skenën duke e komentuar dhe duke qeshur.
Një prej tyre tha:
Po ashtu në video dallohen që disa persona që mundohen t’i ndajnë vajzat, por ky dukej një mision i pamundur pasi ato nuk e lëshonin njëra-tjetrën.
Pas përfundimit të sherrit, vajzat duket se e kanë çuar atë në tjetër shkallë.
Njëra prej tyre ka postuar në Instastory flokët e vajzës tjetër me të cilën u grind.
Ajo shkuan:
Kurse gjatë ditës një djalë ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe tregon se si ka nisur sherri midis vajzave. Sipas asaj që thotë, vajza që është qëlluar me grusht është ajo që ka hedhur foton me flokët.
Djali tregon se sherrin e ka nisur vajza që i shkulën flokët dhe sipas tij vajzat shkuan në banjë dhe aty e mbyllën muhabetin.
Mesazhi i plotë: