JOQ Albania
Home

Kosova vazhdon të magjepsë, mund edhe Çekinë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/09/2019 16:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kosova është duke bërë paraqitje të jashtëzakonshme në futboll. “Dardanët” ia kanë dalë sot të marrin një fitore të madhe 2-1 ndaj Çekisë në kualifikueset e Europianit.

Golat për Kosovën u shënuan nga Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda të cilët i dhanë suksesin e madh ekipit të tyre.

Kjo fitore ngre peshë tifozët të cilët tashmë mund të ëndërrojnë pa frikë për një kualifikim historik në Europianin e vitit 2020.

Momentalisht Kosova është në vendin e parë në Grupin A, me 8 pikë por me dy ndeshje më shumë se Anglia. “Tre Luanët” luajnë në orën 18:00 ndaj Bullgarisë. 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/