JOQ Albania
Home

Kosova pret Çekinë/ Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/09/2019 14:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kosova do të përballet me Çekinë në orën 15:00, ndeshje e vlefshme për eleminatoret e Europianit "Euro 2020", ndërkohë që janë bërë zyrtare edhe formacionet të dyja skuadrave.

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka vendosur të mungesat e Arbër Zenelit dhe Milot Rashicës t’i zëvendësojë me Elbasan Rashanin dhe Edon Zhegrovën, që do të startojnë nga minuta e parë.

Në mbrojtje në krahun e majtë do të jetë Florent Hadërgjonaj, ndërsa në të djathin Mërgim Vojvoda. Këto janë edhe formacionet e të dyja ekipeve:

Kosova: Muriç, Hadërgjonaj, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Voca, Halimi, Rashani, Celina, Zhegrova, Muriqi. Trajner: Shaland

Çekia: Vaclik, Kaderabek, Celustka, Suki, Boril, Darida, Souçek, Jankto, Kral, Masopust, Shik. Trajner: Sihlavi

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/