JOQ Albania
Home

Neymar nuk ka faj që ankohet, kjo ndërhyrje i rrezikoi jetën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/09/2019 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Neymar është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa herë që ndaj tij shkaktohet ndonjë ndërhyrje gjatë lojës.

Ka pasur shpesh raste që braziliani ka simuluar dhe për këtë është kritikuar shpesh, por për hir të së vërtetës ka edhe shumë momente kur ndaj tij ndërhyet vërtet ashpër.

Rasti i fundit ka qenë mbrëmjen e djeshme ku Brazili luajti ndaj Kolumbisë, ndeshje e cila u mbyll në barazim 2-2. Neymar kishte disa muaj që nuk shihte fushë me sy për shkak dëmtimi, por dje është rikthyer me gol.

Gjatë një episodi të ndeshjes, mbrojtësi i Kolumbisë, Davinson Mina bëri një ndërhyrje tmerësisht të rezikshme që mund t’i kushtonte dhe jetën Neymarit.

Lojtari i Tottenhamit shtyu me duar fort brazilianin duke e përplasur me reklamat e fushës. Neymari përplaset me kokë, por fatmirësisht nuk u dëmtua. Futbollisti 23-vjeçar i Kolumbisë nuk i kërkoi as falje pas asaj ndërhyrje skandaloze.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/