JOQ Albania
Home

Klopp kujton titullin me Dordmundin: Piva shumë, shkova në shtëpi me makinën e pulave
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/09/2019 10:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Padyshim që të gjithë e mbajnë mend Borusua Dordmunin e vitit 2011 e drejtuar nga strategu Jurgen Klopp.

Klubi gjerman vendosi diktat në Bundesligë atë sezon ku ishin të pandalshëm, madje fituan edhe titullin kampion duke marrë famë të jashtëzakonshme edhe në të gjithë botën.

Së fundmi, Klopp është kthyer ta kujtojë atë kohë,duke deklaruar se festa pas titullit ka qenë e jashtëzakonshme.

Ai tregoi:

Di të them që e kam tepruar shumë me pijen dhe kjo u dallua edhe në disa intervista të dhëna pas ndeshjes. Nuk mund të tregoj çfarë ndodhi atë ditë, por e kujtoj që pas festës në stadium, jam zgjuar në një kamion, brenda garazhit të stadiumit “Signal Iduna Park”. Nuk e mbaj mend si përfundova aty, por thjesht kur u zgjova isha vetëm”.

Klopp e vazhdon rrëfimin,, duket treguar se si shkoi në shtëpi nga aty, me drejtorin sportiv të klubit, Hans-Joachim Watzke.

Ai rrëfen:

U nisëm për të ikur nga stadiumi dhe Watzke ndaloi një makinë në rrugë. Ishte një turk me një kamionetë, ndërsa Watzke e pagoi 200 euro, duke i kërkuar të na merrte. Hipëm dhe isha ende i lodhur e i përgjumur, ndërsa koka më përplasej nëpër makinë. Në një moment po ndjeja një erë të rëndë dhe për një çast mendova se isha në ëndërr, por jo… Bagazhi i makinës ishte plot me pula”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/