JOQ Albania
Home

Planifikuan ngritjen e dronit me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, 8 çekët e pësojnë keq
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06/09/2019 23:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarja e paprecedentë është regjistruar gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Autoritetet policore vendase kanë vënë në pranga 8 shtetas çekë, të cilët kishin planifikuar të ngrinin nesër një dron me mbishkrimin "Kosova është Serbi", mbi stadiumin Fadil Vokrri, gjatë ndeshjes së vlefshme për kualifikueset e Euro 2020, Kosovë-Çeki.

Policia e Ferizajt i ka kapur në kushtet e flagrancës shtetasit çekë. Atyre u janë sekuestruar pajisjet  dhe flamujt me mbishkrime.

Ata kishn veshur fanella me fotografinë e presidentit rus, Vladimir Putin.

Mediat kosovare raportojnë se një prej çekëve është me nënshtetësi serbe, ndërsa mes të arrestuarve janë edhe dy femra.

Shtetasit çekë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë dhe po hetohen nga autoritetet.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/