JOQ Albania
Home

Loris iu druhet kuqezinjve: Jemi ndeshur 5 herë me ta dhe ja ç’na ka ndodhur
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/09/2019 18:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër në transfertë ndaj Francës, sfidë e vlefshme për kualifikueset e "Europianit Euro 2020".

Për kampionët e botës, Francën, kjo ndeshje duket e lehtë në letër, por kapiteni i tyre, portieri Hugo Loris nuk e mendon kështu.

Futbollisti i Tottenhamit iu druhet kuqezinjve, pasi i njeh shumë mirë dhe gjithmonë e ka pasur të vështirë kur është ndeshur me ta.

Në konferencën e sotme për shtyp, kapiteni i Francës ka paralajmëruar të gjithë ata që e mendojnë të lehtë duelin e radhës ndaj skuadrës shqiptare.

Ai u shpreh:

Mënyra më e mirë për t’u përballur me humbjen ndaj Turqisë është të fitojmë gjithçka. Por ka kundërshtarë me cilësi, nuk duhet të nënvlerësojmë Shqipërinë. Unë kam pasur rastin të përballem me ta 5 herë në karrierën time dhe ka qenë gjithmonë e vështirë. Kjo është një fazë kualifikuese, duhet ta pranojmë edhe këtë paraqitje negative me Turqinë. Ka konkurrence edhe me Islandën dhe Shqipërinë. Ekziston nevoja të bëjmë rezultate. Objektivi është i qartë, që të mbyllim kualifikueset në kreun e grupit. Duhet që të fitojmë këto dy ndeshje që të shkojmë në mënyrën më të mirë në javën vendimtare në tetor."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/