JOQ Albania
Home

Ky është gazetari që ka paguar 55,000 paund vetëm për një shishe birrë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/09/2019 11:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një gazetar australian, që po qëndronte disa ditë në Angli, ka paguar ‘birrën më të shtrenjtë në botë’. Peter Lalor ndodhej në Mançester dhe përfundoi duke paguar 55,000 paund vetëm për një birrë.

Lalor, që shkruan për birrat tek ‘The Australian’, e porositi pijen ‘super të shtrenjtë’ ndërkohë që ndodhej në një hotel.

Ai kërkoi një Deuchars IPA, por për fat të keq nuk i kushtoi shumë vëmendje faturës kur ia sollën dhe pagoi pa e kuptuar çfarë shumë ishte shkruar.

Në fund të fundit sa shumë mund të kushtonte një birrë?

Gjithsesi, ai shumë shpejt pikasi banakierin që po qeshte pasi kishte vënë re një gabim në faturë. Më pas i erdhi një telefonatë që e informonte që kishte paguar A$99,983.64 për një shishe birrë.

Edhe pse menaxheri i barit e mori situatën më seriozisht se kamerierët dhe banakieri, Peter thotë se paratë nuk i janë kthyer ende.

Atij i kanë thënë se procesi i kthimit mund të zgjasë rreth 9 ditë. Se çfarë i ndodhi me birrën, gazetari e tregoi me një postim në Twitter

Ai shkruante:

E shihni këtë birrën? Është birra më e shtrenjtë në histori. Pagova 99.983.64 dollarë për këtë në Hotelin Malmaison, Manchester natën e kaluar. Seriozisht."

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/