JOQ Albania
Home

Granit Xhaka “i përvishet” Shaqirit: Ja jap shiritin dhe le të bëhet ai kapiten
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/09/2019 10:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa ditësh, te kombëtarja e Zvicrës ka plasur çështja e Xherdan Shaqirit. Futbollisti me origjinë shqiptare ka refuzuar ftesën e trajnerit Petkoviç me pretekstin se donte të stërvitej fort me Liverpoolin.

Megjithatë, mediat zviceriane zbuluan se ky refuzim i ftesës ka ardhur për shkak të një hatërmbetje. Shaqiri është mërzitur që shiritin e kapitenit e ka marrë Granit Xhaka dhe jo ai.

Në konferencën e djeshme para mediave, Granit Xhaka u ngacmua nga gazetarët lidhur me këtë çështje dhe përgjigjia e tij ka qenë sa e drejtpërdrejtë, aq edhe thumbuese.

Xhaka u shpreh:

E kam takuar për herë të fundit në ndeshjen me Arsenalin dhe Liverpulin. Por ende nuk kishte dalë kjo çështja, u mësua më vonë. Nëse vërtet është problemi i shiritit të kapitenit, le të ulemi në një tryezë. Unë dhe ai. Mendoj se jemi aq të rritur për të folur së bashku. Nëse është ky vërtet problemi, atëherë unë do t’ia jap shiritin dhe do të jetë ai kapiteni. Pa asnjë problem. Për mua nuk ka rëndësi nëse jam apo jo kapiten. Mundohem të bëj më të mirën për skuadrën me ose pa shiritin e kapitenit”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/