Ndodh shpesh që në urbanët e qytetit, dhe jo vetëm të vidhen portofolë, celularë apo sende të tjera me vlerë.
Kryesisht personat që bëjnë këto vjedhje nuk gjenden pasi rastet ndodhin kur urbanët janë të 'mbipopulluar' me pasagjerë.
Gjithsesi, pronari i një telefoni e ka parë personin që ai thotë se i ka vjedhur celularin nga kamerat e një ambienti lokali dhe ka gjetur mënyrën për ta kontaktuar.
Në mesazhin e dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania, qytetari kërkon të denoncojnë një vajzë për të cilën ai thotë se i ka vjedhur celularin tek zona e Astirit.
Në disa foto të dërguara, që tregojnë bisedën mes tyre, ai i thotë vajzës, emri i së cilës është Denisa, se e ka parë nga kamerat kur ia ka vjedhur celularin dhe se e kanë parë edhe dëshmitarë të tjerë.
Në fillim vajza e mohon ta ketë bërë vjedhjen, por pastaj i thotë që mund t'ia ktheje nëse i jep 200 euro, pasi 'nuk ka bukë të hajë.'
Në bisedë e sipër, pronari i celularit e ka bindur vajzën që t'i cojë edhe një mjet identifikimi duke e futur kështu në 'kurth' për ta identifikuar plotësisht.
Në mesazhin e dërguar pranë JOQ Albania, qytetari shkruan:
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/