JOQ Albania
Home

Kombëtarja U21 turpërohet keq ndaj Francës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/09/2019 23:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria U-21 është shumë e vogël para Francës. Ekipi shqiptar Shpresa u mund mbrëmjen e sotme me rezultatin e thellë 4-0 përballë homologëve të tyre të Francës në transfertë.

Vendasit ishin totalisht dominues, duke bërë gjithçka donin në fushën e lojës. Goli i parë erdhi në minutën 43-të, pas një penalltie të shkaktuar nga Shehu. Prej 11 metrave, Guiri nuk gaboi me Selmanin përballë.

Në pjesën e dytë, pas shumë ndërrimeve të teknikut Alban Bushi, erdhi edhe goli i dytë i francezëve, ku Eduardo shënoi pas një ngatërrese të Mersinajt në zonë.

Në minutën e 89-të, Franca shënoi sërish me Eduardon, ndërsa goli i katërt erdhi në minutën e parë shtesë, me kokë nga goditja e dënimit. Kështu, "gjelat" fitojnë me meritë duke dominuar në ç’do aspekt ekipin shqiptar…