Veliaj tregon forcën me të varfërit, babait të tre fëmijëve i sekuestrojnë bidonat dhe kanaçet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.09.2019, 20:12

Varfëria është një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare, që ka detyruar shumë të rinj të emigrojnë jashtë vendit, ose të zgjedhin rrugë të tjera për të mbijetuar.

Qeveria ka bërë shumë pak gjëra, për të mos thënë aspak, që ky fenomen të zhduket.

Por ironia më e madhe në Shqipëri është se të varfërit jo vetëm që përbuzen e nëpërkëmben, por qeveria dhe në veçanti Bashkia e Tiranës ka hapur luftë ndaj tyre, duke mos i lënë të sigurojnë as bukën e gojës.

Që me ardhjen e tij në pushtet në vitin 2015, hapi i parë që mori kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte arrestimi i tregtarëve ambulantë që shisnin në rrugë për të siguruar mbijetesën në këtë oqean varfërie që ka përmbytur vendin prej vitesh.

Duket se Veliaj po e vazhdon ende këtë luftë ndaj të varfërve, kur sapo është mandatuar për herë të dytë në krye të Bashkisë më të madhe në vend.

Së fundmi, një qytetar ka dërguar disa foto pranë redaksisë së JOQ Albania, ku tregohet fytyra e vërtetë e Bashkisë së Tiranës, teksa Policia Bashkiake i sekuestron bidonat dhe kanaçet një personi.

Sipas qytetarit, bëhet fjalë për një të ri 27-vjeçar, i cili është baba i tre fëmijëve dhe bukën e gojës për ta e siguron duke mbledhur kanaçe dhe bidona në koshat e plehrave, i detyruar nga mundësitë e limituara të punësimit që ofron vendi ynë.

Mesa duket për Erion Veliajn rreziku më i madh që i kanoset Tiranës janë personat që mbledhin kanaçe dhe bidona për të siguruar jetesën.

Mesazhi i plotë:

Jeta osh qef ju lutem postoje keto foto policia bashkiake e Lali Pleu i sekuestron bidonat dhe kanaqe e nje djale 27 vjec qe eshte babi i tre femijeve .... Ja Lali Pleu qe ja merr buken fukarenjve. Fotot jan ber sot te Bulevardi i ri."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit