JOQ Albania
Home

Maradona lë pas problemet shëndetësore, gati të marrë drejtimin e ekipit të ri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/09/2019 17:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Maradona ia ka dalë sërish të lërë pas problemet shëndetësore dhe tashmë është gati t’i rikthehet botës së trajningut.

Në fundin e sezonit që shkoi, legjenda argjentinase, mbylli aventurën e tij në Kategorinë e Dytë meksikane me klubin e Dorados dhe tashmë pritet të marrë një ekip në vendlindjen e tij.

Nga Argjentina raportohet se ish-futbollisti i Napolit, pritet që të zyrtarizohet si tekniku i ri i skuadrës së Xhimnasia La Platas.

Këta të fundit e kanë nisur shumë keq kampionatin në Argjentinë, me vetëm 1 pikë të grumbulluar në 5 ndeshjet e para.

Me afrimin e Diego Armando Maradonës, presidenti Pelegrino beson se mund të rikthejë euforinë brenda në klub.  Firma në kontratë lajmërohet se mund të vijnë brenda datës 10 shtator.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/