JOQ Albania
Home

Të quhet “Gramoz Palushi”, tifozët e Kukësit propozojnë këtë emër për stadiumin e ri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/09/2019 16:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Kukës është duke u ndërtuar një stadium i ri sipas standarteve të UEFA-s mbi rrënojat e stadiumit aktual, "Zeqir Ymeri". Punimet kanë nisur dhe flitet se do përfundojë brenda 1 viti.

Nga ana tjetër, tifozët kanë hedhur edhe idenë që stadiumi i ri të mos quhet më “Zeqir Ymeri”, por “Gramoz Palushi” në respekt të heroit që ndërroi jetë në 4 shtatorin e vitit 2004.

Tifozi kuqezi po festonte toren që Shqipëria kishte arritur të merrte ndaj Greqisë, kur tifozët grekë lanë të vdekur Palushin.

Idenë e ka hedhur faqja "Prodhuar në Kukës", ndërsa komentet kanë qenë të shumta dhe kanë miratuar idenë për ta quajtur stadiumin e ri, “Gramoz Palushi”. Tashmë, i mbetet presidencës dhe Bashkisë së Kukësit të vendosë…

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/