JOQ Albania
Home

U shpall lojtari i vitit, por Mourinho nuk e donte Van Dijkun te Manchester United
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/09/2019 14:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Van Dijk është aktualisht një nga mbrojtësat më të fortë në botë dhe jo më kot u shpalll futbollisti më i mirë i vitit 2019 duke fituar garën me Ronaldon dhe Messin.

The Independent ka zbuluar sot një prapaskenë interesante në merkaton e vitit 2018. Para se futbollisti holandez të transferohej te Liverpooli, ai kërkohej nga Manchester United që si trajner kishte Jose Mourinhon.

Megjithatë, Mou i ka habitur të gjithë dhe nuk e ka preferuar në ekip mbrojtësin shtatlartë duke thënë prerazi ‘jo’.

Padyshim një tjetër dështim i madh për Jose Mourinhon i cili nëse do kishte në ekip një lojtar si Van Dijk, ndoshta nuk do ishte shkarkuar as vetë nga stoli i Manchester Unitedit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/