JOQ Albania
Home

“E bëra për të ndërgjegjësuar gratë”/ 29-vjeçarja filmon takimin me gjinekologen dhe e publikon në YouTube
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/09/2019 11:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një youtube-ere ka filmuar dhe publikuar pamje nga një kontroll dhe test që po bënte tek gjinekologia.

Zoe Sugg vendosi që t’i publikonte pamjet me qëllimin që të inkurajojë vajza dhe gra të tjera që të kontrollohen dhe të bëjnë teste që mund të parandalojnë sëmundje si kanceri i qafës së mitrës.

Vlogeria e njohur ndryshe edhe si Zoella se donte që me anë të videos të hiqte paragjykimet dhe frikërat për vizitat tek gjinekologët, por edhe të ndërgjegjësonte vajzat për të bërë testin që mund të të shpëtojë jetën.

Duke filmuar veten në makinë, përpara vizitës, 29-vjeçarja shpjegoi se kishte një liste pyetjesh që ia kishin dërguar fansat, të cilat do t’i diskutonte me mjeken gjatë videos.

Duke folur për videon, ajo thotë:

Në 10 vite që merrem me ‘vlogging’ kjo është hera e parë që mund të them se diçka të tillë se kam bërë asnjë herë më parë. Dhe ta mendosh që ndonjëherë më dukej sikur ndaja shumë. Pastaj ju sjell tek gjinekologia."

Vitin e kaluar, sipas të dhënave të mbledhura nga një organizatë u zbulua se një e treta e 2,017 grave britanike të anketuar nuk shkojnë të vizitohen tek gjinekologu për shkak të pasigurive që kanë rreth trupit të tyre.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/