JOQ Albania
Home

E rrallë, banorët gjejnë gjarprin me dy koka duke u zvarritur në rrugë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/09/2019 10:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa banorë në Bali kanë mbetur të habitur kur kanë parë një gjarpër me dy koka.

Zvarraniku është gjetur në rrugë e një fshati të vogël në rajonin e Tabanan-it më 30 gusht.

Banorët e panë më pas gjarprin e pazakontë duke rrëshqitur nëpër një gjethe të madhe dhe disa prej tyre patën guximin që të merrnin një shkop dhe t’i afroheshin për ta parë më mirë.

Një grup me fëmijë e rrethuan zvarranikun duke e parë me kureshtje ndërsa një vajzë që po filmonte pamjet dëgjohet duke qeshur në sfond. Gjarpërinjtë me dy koka nuk janë edhe aq të rrallë në Bali pasi edhe njerëz të tjerë kanë bërë ‘zbulime’ të ngjashme në zona të tjera.

John McNamara po shihte monitoronte lindjen e të vegjëlve të një pitoni në shkurt të vitit 2016.

Në një moment ai pa dy koka duke dalë nga një vezë dhe mendoi se bëhej fjalë për binjakë, por jo, ishin dy koka dhe një trup i vetëm.

Ai tha:

Ata ishin të ndarë deri tek stomaku…pra ndanin një stomak supozohej të kishin të njëjtat organe por kanë dy koka dhe dy fyte."

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/