JOQ Albania
Home

Tronditet bota e futbollit/ Djali i legjendës Caffu humb jetën në fushën e lojës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/09/2019 10:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa ditë pasi ish-trajneri i Barcelonës dhe Spanjës, Luis Enrike, humbi vajzën e tij 9-vjeçare, një tjetër legjendë e futbollit është tronditur nga një tragjedi e ngjashme.

Ish-mbrojtësi brazilian, Marcos Caffu ka humbur djalin e tij. Danilo Feliciano de Moreas është ndarë nga jeta duke luajtur futboll me shokët ditën e mërkurë.

30-vjeçari nuk u ndje mirë në fushën e lojës dhe u transportua direkt në spital nga shokët e tij. Ndihma e doktorëve nuk i bëri punë, pasi i riu nuk ia doli të mbijetonte.

Kujtojmë që babai i tij, Caffu, ka qenë një futbollist i famshëm i viteve 2000, ku ka luajtur për Romën dhe Milanin për shumë vite.

Kohët e fundit ai ka pasur probleme me financat personale duke shpallur falimentim, ndërsa tashmë ka marrë edhe një tjetër goditje të madhe, si humbja e djalit të tij…

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/