JOQ Albania
Home

Skandali/ Ish-lojtari i kombëtares gjermane akuzohet për pedofili
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/09/2019 9:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Christoph Metzelder, ish-mbrojtësi i kombëtares gjermane është në telashe të mëdha. Prokuroria e qytetit të Hamburgut ka nisur hetimet për 38-vjeçarin, i cili ka përhapur video me përmbajtje për të rritur me të mitur.

Sipas "Sport1", policia ka hyrë në banesën e lojtarit, ku ka kontrolluar për materialet për të cilat ai akuzohet se i ka përhapur nga celulari i tij privat.

Lojtarit i janë sekuestruar USB, një laptop dhe kompjuter, ku dyshohet të ketë mbajtur pamjet e turpshme. Vetë ish-futbollisti nuk ka pranuar të prononcohet për këtë çështje deri sa të zbardhet e gjithë kjo histori.

Sipas policisë, lojtari është shfaqur shumë bashkëpunues me organet kompetente dhe nuk i ka kundërshtuar ata në asnjë moment, teksa ata ishin duke kontrolluar sendet e tij private për të grumbulluar sa më shumë prova.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/