JOQ Albania
Home

Nuk u rikthye dot te Barcelona, por Neymar është më më i lumtur se kurrë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/09/2019 17:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Neymar është duke kaluar një nga momentet më të vështira të karrierës së tij.

Gjatë kësaj merkato vere, ai kërkoi hapur largimin nga PSG-ja dhe shprehu dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona, por ky transferim nuk u realizua dhe braziliani mbeti në Paris.

Megjithatë, Neymar nuk mërzitet dhe mendon të shohë përpara.

Së fundmi, ai ka marrë ftesën nga kombëtarja e Brazilit për ndeshjet e radhës dhe grumbullimi me "Selecaon" i ka dhënë Neymarit doza të forta lumturie.

Ai ka postuar një foto të vetes duke shijuar stërvitjen me bashkatdhetarët e tij me mbishkrimin: “lumturi”. Për Neymarin, jeta vazhdon…

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/