JOQ Albania
Home

I ‘fiksuari’ pas lëndëve të ndaluara grabit përdoruesin tjetër duke u shtirur si polic
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/09/2019 12:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një person i varur pas lëndëve psiko-aktive në Australi është shtirur sikur ishte polic për të vjedhur shtëpinë e një tjetër përdoruesi tjetër.

Daniel Thomas raportohet të ketë hyrë në një shtëpi në Melbourne duke bërtitur me të madhe se ishte policia.

Thomas raportohet të ketë thënë:

Ndal kjo është policia. Uluni të gjithë në tokë. Ku e keni methamphetamine-en?"

Dy personat që ndodheshin në shtëpi dorëzuan sasinë e Methamphetamine-s dhe lëndëve të tjera që kishin pasur.

Por, 36-vjeçari mendoi se ata po mbanin akoma fshehur ndonjë gjë dhe e rrahu keq njërin prej tyre derisa humbi ndjenjat.

Më pas Daniel flet sërish:

I morëm jetën shokut tuaj. Tani na thuaj ku e ke pjesën tjetër?"

Kur policia e vërtetë arriti në vendin e ngjarjes, ata menduan se dy të lënduarit në dysheme kishin ndërruar jetë derisa njëri prej tyre lëvizi.

"Bastisja" ndodhi më 25 korrik, 2016, por Thomas u dënua më 3 shtator për 11 vite e gjysmë heqje lirie.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/