Vazhdon neveria/ Blen çokokrem në market, skandalizohet djali: E hapa për të ngrënë mëngjes dhe ishte vaj

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.09.2019, 23:07

Çdo ditë që kalon na shtohet frika për ato që po konsumojmë ne vetë dhe fëmijët tanë. Çfarë nuk po na shohin sytë kur hapim për të konsumuar një produkt të blerë në supermarket.

Siguria ushqimore është kthyer në një nga problemet parësore në vend, teksa përgjegjësit për këto raste që po na helmojnë çdo ditë ua lënë fajin njëri-tjetrit. AKU, Autoriteti Kombëtar Ushqimor është ende në gjumë megjithëse i janë ndryshuar disa drejtorë nga qeveria.

Në supermarketet e vendit bëhet kërdia përsa i përket datave të skadencave dhe mirëmbajtjes të produkteve. Aty ku atyre produkteve me datë skadence të kaluar u mbivendosen etiketa, e atyre që po u afron, kalohen në fund të frigoriferëve. E përpos datave të skadencave, shija e tyre lë për të dëshiruar…

Me një kontroll të thjeshtë ditor rastet e shkeljeve flagrante në supermarketet edhe më në zë në vend, me siguri do të ishin të panumërta. Të tilla raportohen çdo ditë nga qytetarët në redaksinë tonë.

Një tjetër rast është raportuar nga një qytetar i shqetësuar për çokokremin që ka blerë për ta konsumuar.

Qytetari që ka denoncuar rastin ka shkruar:

Sinqerisht per te madhin Allah, e hapa per te ngrene mëngjesin dhe ishte vaj. Ajo sic duket ishte shume e shkrire dhe kishte dale vaji ne sipërfaqe, e sapohapur nga supermarketi.”

Në lidhje me denoncimin e bërë, JOQ Albania ka kontaktuar me kompaninë FIOL për të marrë një reagim në lidhje me rastin.

Përgjigja ishte kjo:

Pershendetje, duke e marre ne konsiderate shqetesimin tuaj lidhur me produktin tone ju bejme me dije se: Produkti i shfaqur ne video eshte i hapur dhe i konsumuar pjeserisht ,ne kete rast nuk mund te marrim parasysh ne cfare kushtesh eshte ruajtur.Nese ky produkt eshte mbajtur ne ambjent mbi 20 °C atehere nuk mund te kemi siguri per ta konsumuar. Ky arsyetim vlen per cdo lloj çokokremi te firmave te ndryshme qe jane ne treg. Per te informuar konsumatorin, ne etikete jane te deklaruara qarte perberesit(vaj luledielli,,,etj )dhe kushtet e ruajtjes(,,,temperatura e ambjentit rreth 20 °C) Ju siguroj se nese produkti ruhet sipas kushteve te deklaruara ne etikete nuk i ndodh asnje tjetersim ne perberesit e tij.Produkti yne perpara se te shkoje tek konsumatori testohet ne laborator dhe kur produkti ploteson te gjitha kushtet e cilesise kalon ne makazine per shperndarje. Duke ju falenderuar per informacionin shpresoj qe shpjegimi nga ana jone te jete i qarte dhe i dobishem.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit